Çfarë dini për Hassan Sabahun dhe organizatën e tmerrshme “Vrasësit” (Assassinët)?

Më të lexuarat

Në këtë postim do të mundohemi të hedhim pak dritë mbi historinë e njërës prej organizatave më të rrezikshme që u shfaq në historinë e njerëzimit.
“Vrasësit” është emri që i është dhënë një organizate kriminale, njërës prej organizatave më të rrezikshme terroriste që është shfaqur ndonjëherë në historinë njerëzore.
Themelimi i kësaj organizate daton qysh nga fundi i shekullit të njëmbëdhjetë, në një kohë para shfaqjes të kryqëzatave.
Detyra që u ishte caktuar anëtarëve të kësaj organizate sekrete ishte të kryenin vrasje (atentate) të fshehta kundër të gjithë atyre që qëndronin pengesë në rrugën e tyre, dhe me kalimin e kohës ata u kthyen në mercenarë ku kryenin atentate në emër të atyre që i paguanin, dhe mënyra e tyre e vrasjes karakterizohej nga një atentat i pabesë pa u ballafaquar me kundërshtarin.
Vrasësit (Assassinët) i përkisnin një sekti ezoterik, përkatësisht sektit shiit Nizari Ismaili.
Themeluesi i këtij sekti është njeriu misterioz, me një personalitet të tmerrshëm kriminal të njohur si Hasan Sabah, i cili ishte me origjinë arabe por që jetonte në Persi.
Për të përhapur thirrjen e tij ezoterike, Hasan Sabahu përdori një nga kalatë e pathyeshme në veri të Iranit të sotëm si një shtab sekret për të tërhequr pasuesit e tij, këtë shtab të fortifikuar të quajtur “Kalaja Alamut”, do ta kthente në një qendër stërvitje për Vrasësit (Assassinët) të cilët kontrolloheshin nga Hasan Sabahu me anë të bimës së njohur indiane si hashash.
Udhëtari i famshëm italian “Marco Polo” rrëfeu një histori të frikshme në lidhje me organizimin e Vrasësve (Assasinëve) ose atentatorëve dhe se si udhëheqësi i tyre, të cilin e quanin “Sheiku i Malit”, po i kontrollonte ata. Edhe pse “Marco Polo” nuk ishte bashkëkohës me Hasan Sabahun, ai transmetoi atë që u njerëzit tregonin nga legjendat në lidhje me selinë sekrete të Vrasësve të njohur si Kalaja Alamut.

Xhihad Turbani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit