Pekini para takimit Xi-Trump: Kina e gatshme të punojë me ShBA-në

Më të lexuarat

Guo tha se dy krerët e shteteve “do të kenë një komunikim të thelluar në lidhje me çështjet kryesore me rëndësi strategjike dhe afatgjata, si dhe çështje me interes të ndërsjellë”.

Pekini ka konfirmuar se presidenti kinez, Xi Jinping, do të takohet në Korenë e Jugut me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, për të kërkuar “rezultate pozitive”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha se dy krerët e shteteve “do të kenë një komunikim të thelluar në lidhje me çështjet kryesore me rëndësi strategjike dhe afatgjata, si dhe çështje me interes të ndërsjellë”.

“Kina është e gatshme të punojë më ShBA-në”, tha Guo në një konferencë për media në Pekin, duke shtuar se vendi kërkon “rezultate pozitive të këtij takimi” dhe të japë “një vrull të ri në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-ShBA”.

Ai përmendi se informacioni specifik në lidhje me këtë takim të ardhshëm do të publikohet në kohën e duhur.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se dy presidentët do të takohen më 30 tetor në Korenë e Jugut në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit