Ushtria izraelite ka filluar të shënojë pozicionet përgjatë të ashtuquajturës “vijë e verdhë” në Rripin e Gazës – kufiri deri ku është tërhequr sipas fazës së parë të armëpushimit.
Megjithë tërheqjen, kjo vijë e vendos ende më shumë se gjysmën e Gazës nën kontrollin e forcave izraelite. Pozicionet e tyre shtrihen në disa lagje të qytetit të Gazës, në qytetet veriore Beit Hanoon e Beit Lahia, në pjesën më të madhe të qarkut Khan Junis dhe pothuajse në gjithë Rafahun në jug.
Vija e verdhë i mundëson gjithashtu Izraelit të mbajë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Gazës.

