Shkruar nga Azem Kovaçi
Përditë shohim emisione televizive të qëllimshme, tendencioze, plot përçmim dhe urrejtje që akomodojnë tema si…
a) A duhet të lejohet thirrja e ezanit?
b) Pse kemi kaq shumë xhami?
c) Pse u jepet leje xhamive?
ç) Pse u lejua ndërtimi i xhamisë së madhe së Namazgjasë?
d) Pse lejohet të falet Bajrami në sheshe?
h) Mos të lejohet shamia!
f) Pse iu dha leja për t’u ndërtuar xhamia e madhe në Prishtinë (edhe pse në truallin e vet)?
Kemi parë po ashtu gra dhe vajza me shami që janë deprivuar ose nga vendi i punës ose nga shkollimi vetëm pse kanë shami.
Kemi parë qeveritë qendrore dhe lokale, ku për Krishtlindje dhe Pashkë, nga buxheti shtetëror zbukurojnë sheshe dhe rrugë, por jo zbukurime për Ramazan dhe Bajram.
Nëse këto lart nuk quhen akte islamofobe, përçmuese, denigruese, diskriminuese kundër (shumicës) – pra atyre të besimit Islam – atëherë nuk e di çfarë mund të quhet islamofobi.
Falë këtyre diskriminimeve, myslimanët janë nën presion psikologjik dhe të intimiduar. Pra, nëse ka një fe që padrejtësisht përçmohet dhe paragjykohet, ai është Islami.
Kam hasur nga ata që e mohojnë, sikur gjoja nuk ekziston një fenomen islamofob te pellazgoidet. Këta që përgjigjen kështu janë ata tipa që nuk e dinë çfarë janë… e pyet: çfarë je? Mysliman apo i krishterë? Thotë: jam europian… (a thua vallë europianizmi na qenka fe). Këta janë idiotë me komplekse inferioriteti/identiteti, të rënë pre e asaj makinerie trushpërlarëse dhe manipuluese. Këta idiotë shkojnë deri aty sa e quajnë propagandë fetare islame ngritjen e zërit për të drejtat e myslimanëve dhe reagimin kundër diskriminimit dhe urrejtjes së hapur kundrejt myslimanëve.
Nga ana tjetër kemi klerin e feve…
Klerët ortodoksë dhe katolikë e dinë shumë mirë për islamofobinë në rritje (në shumë raste në mënyra indirekte e inkurajojnë edhe vetë)… asnjëherë nuk prononcohen kundër islamofobisë… në fakt, në vend që të promovojnë harmoninë fetare dhe respektin reciprok, në shumë raste i kemi parë ata publikisht me dëshpërim duke thirrur shqiptarët të konvertohen në të krishterë dhe duke nxitur përçarje kombëtare në vija fetare (lëvizja e Deçanit dhe jo vetëm).
Për më tej…
Roli i klerit mysliman është pothuajse joekzistent!!!
…në luftimin e këtij fenomeni (islamofobia) të lig. As nuk prononcohen, as nuk e dënojnë, as nuk ankohen, as nuk ka një koherencë dhe organizim për të kërkuar të drejtat e tyre…
Dhe si rezultat kemi një islamofobi në rritje, jo vetëm në media e politikë, por edhe ndër masat injorante. PRA, kleri mysliman ka një faj të pajustifikueshëm kundrejt rritjes së islamofobisë ndër trevat shqiptare.
Islamofobët dhe mohuesit e islamofobisë duhet ta dinë se…
…shqiptarët jetuan në harmoni fetare ndër shekuj… dhe për këtë, në radhë të parë kjo fisnikëri i atribuohet Islamit dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve të besimit Islam. Sepse ata gjithmonë i respektuan pakicën e bashkëkombësve të tyre të krishterë.
Në fakt… Shqipëria ka pesë herë më shumë objekte fetare të krishtera për kokë se sa myslimanët shqiptarë kanë xhami.
“Padrejtësisht një sërë studimesh/debatesh kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për ndërtimin e xhamive. Dhe ky debat islamofob vazhdon të jetë temë e disa kanaleve televizive.
Të dhënat empirike tregojnë një realitet tjetër:
Shqipëria ka realisht 40 për qind më shumë objekte të krishtera se ato myslimane.
Të dhënat e censusit/regjistrimit të vitit 2011 dhe të dhënat për ndërtimin e objekteve fetare tregojnë se të krishterët në Shqipëri kanë rreth pesë herë më shumë objekte fetare/kisha për kokë se sa myslimanët.
Myslimanët shqiptarë janë përpjekur më shumë se dy dekada për të marrë të drejtën për të ndërtuar një xhami të madhe në kryeqytetin Tiranë.
Edhe raportet ndërkombëtare të lirisë fetare të Departamentit Amerikan të Shtetit patën identifikuar faktin se është shkelje e lirisë fetare kundrejt myslimanëve mos pasja e një objekti të duhur fetar në Tiranë.”
Nxitësit dhe mohuesit e islamofobisë janë turpi i kombit tonë.
BURIMET:
M. Beqa, A. Muhaj, F. Piku: “The Revival of Religion in Albania: A Comparison of Cham, Kosovar and Bosniak Attitudes toward Proselytization and De-Sunnification”, f. 19.
M. Vickers and J. Pettifer, Albania: From Anarchy to a Balkan Identity (New York: New York University Press, 1997);
D. Pollack, I. Borowik, W. Jagodzinski (eds.), Religiöser Wandel in den postkommunistischen Ländern Ost- und Mitteleuropas (Würzburg: Ergon Verlag, 1998);
M. Bickert, “Re-Sanctification of Space in Albania: The Case of Sunni Islam”, Balkan and Baltic States in United Europe: Histories, Religions and Cultures II (Bulgarian Academy of Sciences: Institute of Ethnology and Folklore Studies with Ethnographic Museum, 2017).
/Azem Kovaçi/
