-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Edhe Hamasi nga Palestina i dënon sulmet terroriste në Paris

Më të lexuarat

Lëvizja palestineze e rezistencës “Hamas” i ka gjykuar sulmet terroriste që ndodhën në Parisë, duke theksuar, njëkohësisht, se populli palestinez është duke u ballafaquar çdo ditë e më tepër me terrorizmin që e bënë okupatori izraelit.

Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Izzet Er-Rishk, në dekleratën e tij që e përcjellë “Qudsspress”, ka njoftuar se sulmet në Paris janë sulme që duhet patjetër të kundërshtohen në të gjitha aspektet, pasi që vrasja e njerëzve të pafajshëm është e papranueshme me të gjitha ligjet fetare dhe njerëzore.

Ai e ka krahasuar terrorizmin që ndodhi në Paris me atë që po ndodh çdo ditë në Palestinë, respektivisht në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, e që e shkakton okupatori izraelit.

“I shprehim ngushllime populit francez dhe e ndajmë dhimbjen me të. Solidarizohemi plotësisht me ta në luftën kundër terrorizmit, nga i cili edhe ne vetë jemi duke vuajtur. Çdo ditë ballafaqohemi me terrorin izraelit, i cili bombardon, vret, zhvendos dhe përzë popullin tonë”, është shprehur Izzet Er-Rishk, anëtari i byrosë politike të Hamasit.

Ai ju ka shprehur ngushllime të gjitha familjevë që kanë pësuar gjatë sulmit terrorist në Paris, duke thënë se veprimet e tilla nuk asnjë lidhje me fenë./IP

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit