Torturat në burgun izraelit: si e humbi shikim ky palestinez edhe me një këmbë të prerë

Më të lexuarat

Tashmë me shtëpinë të shkatërruar dhe në pamundësi për të parë familjarët, sidomos fëmijët

Mahmoud Abu Ful, 28 vjeç, tha se humbi shikimin pasi iu nënshtrua torturave të rënda gjatë tetë muajve që kaloi në robërinë izraelite.

Abu Ful tha se ishte shtruar në spital në kohën e arrestimit të tij dhe nuk mund të ecte për shkak të një këmbe të amputuar. Gjatë marrjes në pyetje, ai tha se duroi orë të tëra torturash intensive, pas së cilës shikimi i tij filloi të turbullohej dhe një lëng i rridhte nga sytë.

“Atëherë rashë pa ndjenja. Kur u zgjova dy orë më vonë, nuk pashë asgjë, asgjë,” tha ai.

Humbja e shikimit, e përshkroi ai, e bëri burgun edhe më të padurueshëm.

“Nuk ka asgjë më të keqe në këtë botë sesa të jesh një i burgosur që ka humbur shikimin,” tha ai.

Pas lirimit të tij, Abu Ful zbuloi se shtëpia e tij ishte shkatërruar.

“Doja të shihja, qoftë edhe për një moment, për të parë përsëri familjen dhe të dashurit e mi,” tha ai, duke shtuar se shpresonte të ishte në gjendje të udhëtonte jashtë vendit për trajtim në një përpjekje për të rifituar shikimin.

Një marrëveshje armëpushimi në Gaza u arrit javën e kaluar midis Izraelit dhe Hamasit, bazuar në një plan të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Faza e parë përfshinte lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisjeje pa praninë e Hamasit.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë pothuajse 68,000 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, duke e bërë territorin kryesisht të pabanueshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit