Rrethimi i fundit i Granadës zgjati pothuajse dy vjet e gjysmë (1489–1492) dhe ishte ndër periudhat më të dhimbshme të historisë së Andaluzisë, ku u përzien tragjedia njerëzore me dobësinë e botës islame.
Në vitin 1491, ushtria spanjolle e shtrëngoi rrethimin ndaj myslimanëve të qytetit, duke mbyllur të gjitha rrugët hyrëse. Banorët u detyruan të jetonin me pak ushqime që kishin mbetur në pallatet mbretërore dhe në shtëpitë e tyre.
Kur sulltani Ebu Abdullahu i Vogël, sundimtari i fundit i Granadës, e kuptoi se nuk mund ta mbronte më gjatë qytetin në ato kushte, u dërgoi kërkesa urgjente për ndihmë vëllezërve të tij myslimanë në Afrikën e Veriut – nga sultani i Marokut e deri te sundimtarët e Tlemcenit, Tunisit dhe Egjiptit Memluk. Por historia nuk shënoi asnjë përgjigje. Përkundrazi, vendet e Afrikës së Veriut vazhdonin t’i furnizonin spanjollët me grurë gjatë gjithë luftës dhe ruanin marrëdhënie të mira tregtare me ta.
Ndërkohë, gjendja e myslimanëve në Granadë përkeqësohej dita-ditës. Gjatë rrethimit shpërtheu një uri e tmerrshme. Historiani spanjoll Hernan Perez del Bilbao shkruan se “era e vdekjes mbulonte rrugicat, njerëzit hanin qentë, macet, barin dhe madje edhe lëkurat e ziera të këpucëve.” Ndërsa historiani mysliman Lisanuddin ibn el-Khatib es-Saghir, i cili jetoi në atë periudhë, përmendte në letrat e tij: “Fëmijët vdisnin nga uria në gjokset e nënave të tyre dhe njerëzit i varrosnin të afërmit në heshtje që të mos dobësohej morali i të mbeturve.”
Pallatet mbretërore kishin ende pak rezerva, por populli vuante nga uria, sëmundjet dhe i ftohti i ashpër, pasi rrethimi ndodhi gjatë dimrit, në male të mbuluara me borë. U përhapën murtaja, thatësira dhe shtrenjtësi, saqë buka u bë më e shtrenjtë se ari.
Në dhjetor të vitit 1491, Ebu Abdullahu i Vogël e kuptoi se qyteti nuk mund të rezistonte më, pa ndihmën e askujt. Ai u dërgoi mesazh mbretërve katolikë, duke propozuar dorëzimin e qytetit me kushte që garantonin lirinë fetare dhe dinjitetin e myslimanëve. Më 25 nëntor 1491 u nënshkrua Traktati i Granadës, i cili i jepte qytetit dy muaj kohë për dorëzim dhe përmbante kushte që, në pamje të parë, dukeshin të favorshme për myslimanët.
Më 2 janar 1492, Granada u dorëzua zyrtarisht. Marrëveshja përbëhej nga tetëdhjetë nene, të gjitha në mbrojtje të të drejtave të myslimanëve. Madje, Ebu Abdullahu kërkoi që mbretëresha Izabela, e njohur për devotshmërinë e saj të krishterë, të betohej mbi Ungjill se do të respektonte marrëveshjen, gjë që ajo e bëri bashkë me bashkëshortin e saj Ferdinandin, me kardinalët, priftërinjtë, murgjit dhe zyrtarët më të lartë të shtetit. Për më tepër, ai kërkoi që traktati të dërgohej në Vatikan për ta firmosur edhe Papa, si autoriteti më i lartë fetar i katolikëve dhe Papa e nënshkroi atë.
Kështu, traktati u vulos nga Papa, Izabela dhe Ferdinandi, duke garantuar të drejta për myslimanët: veshjen e grave, varrosjen sipas riteve islame, faljen e namazit, dhënien e zekatit, agjërimin e Ramazanit, mbrojtjen e xhamive, pronave, martesave, tregtisë dhe trashëgimisë së tyre.
Por çfarë ndodhi më pas?
Sapo u vendos në Granadë dhe u sigurua se myslimanët kishin dorëzuar armët dhe ushtrinë, Izabela dërgoi letër në Vatikan, duke i kërkuar Papës ta lironte nga betimi që kishte dhënë. Papa i dërgoi përgjigje zyrtare një dokument që ekziston ende sot në të cilin e falte dhe e përjashtonte nga çdo përgjegjësi në Ditën e Gjykimit, edhe nëse ajo do ta shkelte marrëveshjen me myslimanët.
Pas kësaj, filluan masakrat. U ngritën Gjykatat e Inkuizicionit, u derdh gjak, u dogjën njerëz të gjallë, myslimanët u detyruan të konvertoheshin, dhe mjaftonte vetëm dyshimi se ishe mysliman apo se praktikoje ndonjë rit islam për t’u hedhur në zjarr.
O njerëz, për Zotin, unë tashmë po e ndiej erën e tradhtisë që po fryn sërish, dhe shoh hijet e fytyrave të banorëve të Granadës në fytyrat e njerëzve të Gazës! Shoh një Ferdinand dhe një Izabelë të re që po na vështrojnë nga Sharm el-Sheiku!
A ka ndryshuar historia vallë?
A i kanë respektuar ndonjëherë armiqtë tanë marrëveshjet që kanë bërë me ne?
Sa “marrëveshje paqeje” janë nënshkruar me ta, por që sollën vetëm mashtrim dhe humbje? A prisni drejtësi nga Trampi, Netanjahu, Makroni, Melonia ose nga sundimtarët tradhtarë të botës sonë arabe e islame?
Zoti ju paralajmëron me fjalët e Tij:
Si (mund të ketë marrëveshje me ta), kur ata, nëse arrijnë t’ju mposhtin, nuk respektojnë as lidhjet farefisnore e as marrëveshjet? Ata ju kënaqin me gjuhët e tyre, ndërkohë që zemrat e tyre e urrejnë atë dhe shumica e tyre janë të pabindur.(Et-Teube, 8)
Kush do të ngrihet sot, o pasardhës të Andaluzisë së dikurshme, për të mbrojtur Andaluzinë e re të Lindjes?!
Burimi: “Kujtojeni shfarosjen e Andaluzisë”
Ahmed Raif
