4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bashkësia Islame e Kosovës: Jemi të bindur se Franca s’do përulet para të keqes, dhunës e terrorit

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës thotë se me shqetësim të thellë ka mësuar lajmin që mbrëmë në Paris nga sulmet terroristë janë vrarë qindra qytetarë të pafajshëm.

“Në këto momente të vështira për Francën ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me familjarët e viktimave, me popullin francez dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, duke u lutur që bota mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme”, thuhet në komikatën e BIK-ut.

BIK-u thotë se aktet e tilla terroriste që sjellin viktima, terror e dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm janë të papranueshme, antihumane e anitnjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerizimin në përgjithësi e botën demokratike në veçanti.

“Mbrëmë në Paris u atakuan liria, demokracia dhe vlerat qytetëruese e civilizuese. Jemi të bindur që Franca dhe bota demokratike nuk do të përulen para së keqes, dhunës e terrorizimit, por do të gjejnë rrugën e duhet dhe masat e nevojshme që ngjarje të tilla mos të përsëriten më”, thuhet në komunikatë. “E ndajmë dhimbjen me popullin mik francez dhe dënojmë ashpër aktet makabre me të cilat u përball Parisi mbrëmë. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e viktimave të pafajshme si dhe i shëroftë sa më parë të plagosurit e të lënduarit e ngjarjeve të mbrëmshme”, thuhet në kumtesën e BIK-ut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit