OKB kërkon lirimin e menjëhershëm të 11 punonjësve të tjerë të saj në Jemen

Më të lexuarat

United Nations envoy to Yemen, Hans Grundberg, arrives at Sanaa airport in January 2025 [Khaled Abdullah/Reuters]

Të paktën 11 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë arrestuar nga Houthit në Sana’a dhe Hodeidah, ndërsa janë sekuestruar edhe pasuri pas bastisjes së zyrave, bëri të ditur i dërguari special i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg.

Ai tha se këto arrestime i shtohen 23 punonjësve të tjerë të OKB-së që ndodhen ende në paraburgim, disa që prej viteve 2021 dhe 2023, ndërsa një prej tyre ka vdekur në burg më herët këtë vit.

“Pavarësisht përpjekjeve dhe garancive të kërkuara gjatë vitit të fundit, arrestimet arbitrare të punonjësve të OKB-së, OJQ-ve dhe shoqërisë civile kanë vazhduar. Këto veprime pengojnë rëndë ndihmën humanitare dhe procesin e paqes në Jemen,” tha ai.

Grundberg kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë punonjësve të OKB-së, si edhe të stafit të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe misioneve diplomatike. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit