Zyra e Medias e Qeverisë në Gaza ka njoftuar se gazetarja Islam Muhareb Abed është vrarë në një sulm izraelit në qytetin e Gazës. Abed punonte për kanalin satelitor Al-Quds Al-Youm.
Sipas autoriteteve lokale, me këtë rast numri i punonjësve të medias të vrarë që nga fillimi i luftës ka arritur në 247.
Zyra e Medias dënoi ashpër “shënjestrimin dhe vrasjen sistematike të gazetarëve palestinezë nga pushtimi izraelit” dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve që të reagojnë ndaj këtyre sulmeve.
Sipas burimeve të tjera, numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në Gaza që nga tetori 2023 mund të ketë kaluar mbi 270.
Vetëm të hënën, pesë gazetarë – mes tyre edhe një i Al Jazeera-s – ishin në mesin e të paktën 21 viktimave në një sulm ndaj spitalit Nasser në Khan Younis. Në fillim të gushtit, gazetari i Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, u vra bashkë me disa kolegë në një sulm izraelit ndaj një tende ku ndodheshin gazetarë në qytetin e Gazës. /mesazhi
