Procesi i kërkimit po bëhet gjithnjë e më i vështirë, pasi mungojnë informacionet e duhura për varrezat individuale ose masive, të cilat janë dhjetëra në territorin e Bosnjë e Hercegovinës, njoftojnë autoritetet.
Tri dekada pas përfundimit të luftës, Bosnja e Hercegovina e shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, më 30 gusht, duke kërkuar ende eshtrat e 7.594 personave të zhdukur.
Gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995), u zhdukën mbi 32.000 persona. Rreth 80% e tyre janë gjetur dhe identifikuar, megjithatë verifikimi i të zhdukurve vazhdon ende.
Megjithatë, vitet e fundit, procesi i kërkimit të të zhdukurve po bëhet gjithnjë e më i vështirë, për shkak të mungesës së informacionit relevant mbi varrezat potenciale individuale ose masive, të cilat janë dhjetëra në vend.
Shumica e të zhdukurve kërkohen në komunat Zvornik, Srebrenica, Prijedor, Foça dhe Vishegrad. Në këto zona ende kërkohen rreth 2.733 persona, përfshirë 173 fëmijë dhe 574 gra.
Në morgje ndodhen rreth 1.300 eshtra të paidentifikuara, të plota dhe të pjesshme.
