Spanja dënon sulmin izraelit ndaj spitalit “Nasser” në Gaza

Më të lexuarat

Qeveria spanjolle ka reaguar ashpër ndaj sulmit ajror të ushtrisë izraelite mbi spitalin “Nasser” në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, ku u vranë civilë dhe pesë gazetarë, duke e cilësuar ngjarjen si shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Spanjës theksohet: “Qeveria spanjolle dënon sulmin izraelit ndaj spitalit ‘Nasser’ në Gaza, i cili çoi në humbjen e jetës së disa gazetarëve dhe civilëve të pafajshëm. Zonat e mbrojtura posaçërisht nuk mund të kthehen në objektiva. Ky është një akt i papranueshëm dhe duhet të hetohet”.

Deklarata shton se “vuajtjet e shkaktuara nga vdekjet e civilëve rëndohen edhe më shumë nga humbjet në mesin e punonjësve të medias, puna e të cilëve është thelbësore dhe kërkon mbrojtje të veçantë. Spanja riafirmon angazhimin e saj të plotë për të drejtën e qasjes në informacion, e cila është kusht për garantimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”.

Sulmi, që sipas raporteve u krye me dy bombardime të njëpasnjëshme mbi katin e katërt të spitalit, shkaktoi vdekjen e 20 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Mes viktimave ishin edhe pesë gazetarë: fotoreporteri i Reuters, Hossam al-Masri; kameramani i Al Jazeera, Mohammed Salameh; gazetarja Maryam Abu Deqqa, bashkëpunëtore e Independent Arabia dhe Associated Press; gazetari i NBC News, Moaz Abu Taha; dhe gazetari Ahmed Abu Aziz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit