776 divorce në gjashtë muaj – kush po e shkatërron familjen shqiptare?

Më të lexuarat

Duke i pasur parasysh pasojat që sjell divorci, populli ynë në traditën e tij, deri vonë e konsideronte divorcin gjë shumë të rëndë (kiamet).
Edhe fetarisht divorci është zgjidhje kur s’ka zgjidhje tjetër dhe jo opcion, aventurë, qejf apo dëshirë për ndryshim.
Pasi u harruan këto mësime, sot kemi 776 raste divorci në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 në Kosovën tonë (vend i eksperimenteve pa prova).
Ku do të vejnë (mbeten) 776 gra dhe 776 burra që ishin me njëri-tjetrit dhe ëndërronin të vdesnin pranë njëri-tjetrit.
Ku do të mbeten fëmijët e tyre dhe ëndrrat për të ardhmen e tyre me të dy prindërit?
Në anën tjetër, pse të mos ndodhin këto raste kur, në emisionet tona feministe destruktive, në baza ditore bëhet thirrje për rebelim mbrenda familjes.
Po të kishte atdhedashuri të mirëfilltë në institucionet e drejtësisë, ideatorët, moderatorët dhe mbështetësit e këtyre emisioneve do të duhej të gjykoheshin për tradhëti kombëtare.

 

Hoxhë Rasim Haxha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit