Nga vitet ’80 deri sot: Si u ringjall plani i Netanjahut

Më të lexuarat

Kur Netanjahu…
Kur Netanjahu, në vitet ’80, ishte përfaqësuesi i Izraelit në Kombet e Bashkuara dhe foli për projektin e ëndrrës së “Izraelit të Madh” që do të përfshinte pjesë nga Egjipti dhe Jordania, ata thanë se ai po e përfaqësonte vetëm veten si individ, e jo të gjithë entitetin.

Kur Netanjahu shkroi në kujtimet e tij për ëndrrën e “Izraelit të Madh” që përfshinte pjesë nga Egjipti dhe Jordania, ata thanë se ishin thjesht mendime dhe ëndrra, të pamundura për t’u realizuar.

Kur Netanjahu deklaroi, ndërsa ishte në krye të opozitës, se synonte të aneksonte pjesë nga Egjipti dhe Jordania, ata thanë se ai ishte në opozitë dhe këto deklarata i bënte vetëm për përfitime zgjedhore dhe për të tërhequr partitë ekstremiste.

Tani, Netanjahu – dhe pikërisht mbrëmë – ndërsa është në krye të qeverisë izraelite, me projektin dhe ëndrrën e tij personale për të ndryshuar hartën e Lindjes së Mesme në duar, rinovon fjalën e tij për “Izraelin e Madh”. Kjo nuk do të thotë më thjesht ambicie, por politika që mund të pasohen nga hapa dhe veprime konkrete.

Ky deklarim tepër i rrezikshëm ndodh në një kohë kur në këto vende mungon edhe niveli më i ulët i aktiviteteve të presionit politik kundër pushtimit, ku shtypen të rinjtë që protestojnë kundër entitetit dhe ambasadave e përfaqësive të tij. Më e dhimbshmja dhe më e turpshmja është se asnjë politikan nga këto vende nuk guxon ta sjellë për diskutim çështjen e marrëveshjeve të normalizimit.

Le të supozojmë, o njerëz, se e kaluam çështjen e Gazës – mos dilni për të demonstruar për Gazën, as për fëmijët, gratë, xhamitë, shkollat dhe spitalet e saj. Zemërohuni për vendet tuaja, për vetveten, për popujt tuaj, për kufijtë tuaj dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Turp! Për Zotin, turp…!

Gazetari: Ali Abu Rizek

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit