Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ndihet “shumë” i lidhur me vizionin e një “Izraeli të Madh”, i cili përfshin pjesë të Gazës, Jordanisë dhe Egjiptit të sotëm.
Gjatë një interviste për transmetuesin izraelit i24, Netanyahu tha se ai është “në një mision brezash. Ka breza hebrenjsh që kanë ëndërruar të vijnë këtu dhe breza hebrenjsh që do të vijnë pas nesh”.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai është në një mision në emër të popullit hebre, Netanyahu tha: “Nëse po pyesni nëse kam një ndjenjë misioni, historikisht dhe shpirtërisht, përgjigjja është po”.
Termi “Izraeli i Madh” historikisht është përdorur për t’iu referuar Izraelit dhe territoreve të pushtuara në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967, si dhe zonave të parashikuara nga disa zionistë të hershëm.
