General në pension Ishak Brik: Një treshe e dështuar po e çon Izraelin drejt humnerës

Më të lexuarat

Ishak Brik: Një treshe e dështuar po e çon Izraelin drejt humnerës
Nga gazeta Maariv

Gjenerali në rezervë Ishak Brik nis një sulm të ashpër ndaj udhëheqjes së luftës në Izrael, duke e akuzuar për derdhje të kotë të gjakut të ushtarëve dhe për tërheqjen e “shtetit” drejt shkatërrimit.

🔻 Kryeministri Netanyahu
Sipas Brik, Netanyahu po e zhvillon luftën në Gaza vetëm për të mbijetuar politikisht, duke u kapur pas pushtetit në kurriz të sigurisë së Izraelit. Ai është nën shantazhin e Smotrich dhe Ben Gvir, dhe i gatshëm të vdesë bashkë me palestinezët, vetëm që të qëndrojë në pushtet.

🔻 Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant
E përshkruan si një “kukull me fill”, që nuk kupton asgjë nga siguria, dhe që mjaftohet me kërcënime mediatike, pa asnjë rol real në terren.

🔻 Shefi i Shtabit, Eyal Zamir
E quan një “udhëheqje xhuxhe”, dhe denoncon dështimin e tij për të realizuar cilindo nga objektivat e operacionit ushtarak. Ushtria është e paaftë për të asgjësuar Hamasin, dhe çlirimi i pengjeve është i pamundur pa marrëveshje.

🔻 Skandali i “Automjeteve Gideon”
•    Pengjet nuk u çliruan
•    Hamas nuk u mposht
•    Gaza nuk u kontrollua
•    Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur nga radhët e ushtarëve, ndërsa Hamasi ende godet nga nëntoka.

🔻 Paralajmërim dhe ultimatum
Brik i kërkon Shefit të Shtabit të japë dorëheqjen menjëherë, nëse nuk ka guximin t’i thotë të vërtetën Netanyahut:

“Nuk ka fitore të mundshme… dhe ushtarët po vriten kot për të shërbyer një grusht ekstremistësh fetarë që po e shtyjnë Izraelin drejt humnerës.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit