Avi Ashkenazit shkroi një artikulli në gazetën Maariv të cilin ua sjellim më poshtë:
⸻
📌 “U vranë 1928 civilë dhe ushtarë, nga të cilët 893 ishin luftëtarë që ranë në betejë, dhe mijëra të tjerë u plagosën fizikisht dhe psikologjikisht. Për të sqaruar, kështu duket ‘perëndimi i diellit në baltën e Gazës’.”
📌 “Ka ardhur koha të thuhet se Izraeli po arrin përfitime taktike në luftën e Gazës. Por ai jo vetëm që është larg fitores, por shumë më larg se kaq. Problemi i rezultateve të rënda nuk qëndron në sjelljen e ushtrisë, por në atë të nivelit politik.”
📌 “Ushtria është ndërtuar për fushata të shkurtra dhe të shpejta. Fuqi e madhe zjarri dhe manovra të shkurtra e efektive. Në Gaza, e ka bërë këtë pafund herë.”
📌 “Me çdo vizitë në njësitë e ushtrisë, fillojnë të shfaqen tregime për vështirësi, lodhje, rraskapitje, mpirje shqisash dhe ndjesinë e mungesës së menaxhimit dhe planeve të nevojshme për këtë fushatë.”
📌 “Në të gjitha brigadat luftarake, si ushtarët ashtu edhe komandantët flasin për rraskapitje. Thonë se njësitë aktualisht operojnë buzë greminës.”
📌 “Niveli politik duhet të kuptojë se Izraeli, pas 653 ditësh lufte pa një përfundim, me 50 të rrëmbyer dhe 1928 të vrarë, nuk është as edhe një hap larg nga ndonjë fitore. Ka ardhur koha të ndalet mashtrimi dhe të fillojnë negociata të vërteta për të mbyllur këtë kapitull.”
