Bija e Ibrahim Rugoves martohet në katedrale – “Lëvizja e Deçanit” gëzohet shumë!

Më të lexuarat

E bija e ish presidentit Ibrahim Rrugova Teuta Rrugova, së fundmi është martuar, në katedralen e Prishtinës, e gjithë kjo asgjë nuk bën lajm, përderi sa “Lëvizja AntiIslame e Deçanit” nuk e shfrytzoi kët ceremoni private për propagandën e tyre AntiIslame, ata në faqen e tyre zyrtare në facebook kan shkruar prap plot urrejtje nga një ndër liderët e tyre Basri Beka në tekstin më poshtë:

Urim për Teuta Rugovën – vajzën e Presidentit Historik
Me rastin e martesës së zonjushës Teuta Rugova në Katedrale – në zemër të Prishtinës, le të përcjellim një urim të ngrohtë e të sinqertë, jo thjesht për një ceremoni, por për një simbolikë të thellë.
Ky akt i thjeshtë por kuptimplotë, është dëshmi se vizioni i Presidentit Historik Ibrahim Rugova jeton: një Kosovë që orientimin e ka drejt qytetërimit perëndimor, drejt kulturës së lirë, dinjitetit dhe vlerave universale.
Martesa e Teutës në Katedrale nuk është vetëm zgjedhje personale – është vazhdim i një rruge që Rugova e trasoi me urtësi, e që UÇK-ja e mbrojti me gjak, duke ndarë të njëjtin cak: Lirinë dhe Europën.
Urime Teuta – për dashurinë, për jetën e re, dhe për qëndrimin fisnik që nderon trashëgiminë e të Atit dhe vizionin e Kosovës moderne.
Basri Beka, Veteran i Luftës së UÇK-së

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit