Macron kërkon njohje të përbashkët franko-britanike të Palestinës si rrugë drejt paqes

Më të lexuarat

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të enjten për një njohje të përbashkët të Shtetit të Palestinës nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, duke e cilësuar këtë si “rrugën e vetme që çon drejt një perspektive paqeje”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Londër me Kryeministrin britanik Keir Starmer, Macron theksoi nevojën urgjente për të çuar përpara zgjidhjen me dy shtete.

“Besoj në të ardhmen e zgjidhjes me dy shtete dhe në nevojën për të bashkuar zërat tanë në Paris, Londër dhe më gjerë për të njohur Shtetin e Palestinës dhe për të nisur këtë dinamikë politike që mund të çojë drejt një horizonti paqeje,” u shpreh Macron, sipas Euronews.

Nga ana e tij, Kryeministri Starmer ripohoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për një zgjidhje të drejtë politike të çështjes palestineze. Ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për popullin palestinez dhe nevojën për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Deklaratat u bënë në përfundim të vizitës treditore shtetërore të Macron në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përfshiu një samit dypalësh mbi çështje strategjike si marrëdhëniet franko-britanike, siguria evropiane, bashkëpunimi ushtarak dhe zhvillimet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit