Cilët janë ekstremistët?
Një anti Islamik, i ka shkuar aq shumë ekstremizmi i tij, sa që edhe vajzën e vet nuk e pranon në shtëpi, vetëm pse është mbuluar, por ekstremizmi i tij shkon edhe më larg, nuk i pranon në shtëpinë e tij edhe motrën, tezen,hallën etj nëse ato mbulohen!!!
Pash Allahun më tregoni, kush janë ekstremistët?
Ja një pasazh nga ”mendjendrituri”:
”Qendresën, për aq kohë sa unë isha aty, nuk e mbuluan. E dinte se nuk do ta pranoja në shtëpinë time me shami – njësoj siç nuk do ta pranoja as motrën time, as tezen, as hallën nëse do i shihja të mbuluara sipas standardeve të huaja, të atyre që përpiqen të na zhbëjnë kulturën dhe identitetin”.
”…Kur ma tregoi atë që kishte ndodhur, i thashë me dhimbje, por me bindje:
“Nga kjo ditë e tutje, derisa ta mbash shaminë, NUK KE TË DREJTË TË MË QUASH BABA.”. mbaruan fjalët e babait esktremist.
Të tillët na thërrasin të evropijanizohemi, ndërsa sipas ligjeve evropijane këto janë ekstremizma.
Kjo fe do tju hy nëpër shtëpitë e atyre që e luftojnë, elhamdulilah.
E.Sh
