Konflikti shumëvjeçar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës rrezikonte të shndërrohej në luftë unë e ndalova atë, deklaroi presidenti amerikan.
Presidenti amerikan Donald Trump sot bëri një krahasim midis konfliktit aktual ndërmjet Iranit dhe Izraelit dhe konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë mandatit të tij të parë, i cili, siç theksoi ai, rrezikonte të përshkallëzohej në luftë – por ai e kishte parandaluar.
“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova u përballën ashpër, ashtu siç kishin bërë për dekada, dhe ky konflikt shumëvjeçar po rrezikonte të shndërrohej në luftë. Unë e ndalova atë. (Ish-presidenti amerikan Joe) Biden i dëmtoi perspektivat afatgjata me disa vendime shumë të pamenduara, por unë do ta rregulloj sërish këtë!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.
Ai shtoi më tej:
Trump tha se Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje dhe se do ta arrijnë, duke përmendur se në të njëjtën mënyrë kishte bindur Indinë dhe Pakistanin që të arrijnë një marrëveshje, dhe se në atë rast kishte përdorur tregtinë me Shtetet e Bashkuara “për të sjellë arsyen dhe kohezionin në bisedimet me dy liderë të shkëlqyer, të cilët ishin në gjendje të merrnin një vendim të shpejtë dhe të ndalonin konfliktin”.
“Një tjetër rast është ai i Egjiptit dhe Etiopisë dhe lufta e tyre për digën e madhe që ndikon mbi lumin madhështor Nil. Për momentin mbretëron paqja, të paktën për tani, falë ndërhyrjes sime – dhe ashtu do të mbetet! Në mënyrë të ngjashme, së shpejti do të kemi paqe ndërmjet Izraelit dhe Iranit! Po mbahen shumë telefonata dhe takime. Po bëj shumë punë dhe kurrë nuk marr vlerësim për asgjë, por s’ka problem – populli e kupton. Ta bëjmë Lindjen e Mesme përsëri madhështore,” përfundoi Trump.
