Ekskluzive: Çështje ushtarake
Ky emërtim nuk është i rastësishëm, por mbart me vete një ngarkesë besimi, historie dhe psikologjie që ndikon thellë në anëtarët e rezistencës dhe njëkohësisht provokon narrativën sioniste.
Pse “Gurët e Davudit”? Simbolika kuranore përballë asaj të Teuratit
Në tekstin e shenjtë kuranor, Davudi (alejhi selam) shfaqet si një djalosh besimtar, me mundësi të kufizuara dhe pajisje të pakta, që përballet me Xhalutin e fuqishëm, të pajisur me armatim të rëndë dhe ushtri. Por ai nuk u tremb – përkundrazi, doli përpara me një shigjetë të vogël dhe një gur besimi të madh, që e goditi Xhalutin në vendin e saktë dhe e rrëzoi të vdekur para syve të ushtrive të habitura:
“Dhe ata i mposhtën me lejen e Allahut, dhe Davudi e vrau Xhalutin, dhe Allahu i dha atij pushtet dhe urtësi…” – Bekare: 251
Ky tekst nuk përdoret vetëm për qëllime predikimi, por shërben si një plan shpirtëror, psikologjik dhe ideologjik në mendjen e luftëtarit palestinez:
Ashtu siç ra Xhaluti nga një gur, bien edhe automjetet e Gideonit nga një mjet shpërthyes;
🔻 Ashtu siç u hutua ushtria e fuqishme përballë një djali të thjeshtë, hutohen edhe njësitë elitare përballë të rinjve të tuneleve dhe rrethimit.
Automjeti i Gideonit dhe narrativa “toratike” e pushtimit
Vetë pushtimi merr frymëzim nga tekstet e Teuratit për të emërtuar pajisjet e tij, si “automjeti i Gideonit”, që thuhet se rrjedh nga udhëheqësi biblik “Gideoni, biri i Joashit”, i cili sipas tekstit hebraik i mundi armiqtë e “Izraelit” me një forcë të vogël pasi “u zgjodh nga Zoti”.
Por ky automjet dhe këto plane, pavarësisht emrit që mbanin, nuk qëndruan dot përballë “Gurëve të Davudit” të kohës moderne. Emrat që ata i dhanë për t’u krenuar, u kthyen në fatkeqësi dhe tallje për ta.
Kur mjeti shpërthyes bëhet gur… dhe luftëtari bëhet Davudi
Në kuptimin ushtarak, balancat e fuqisë nuk maten me numrin e tankeve apo me sasinë e municionit, por me:
• guximin,
• saktësinë në planifikim,
• dhe besimin në betejë.
Këtu përsëritet skenari i Davudit.
Pritat e minuara, mjetet shpërthyese nën rrënoja, bombat të kurdisura – janë “Gurët e Davudit” të sotëm, dhe luftëtari me maskë mes rrënojave është një imazh modern i atij djali që goditi njëherë dhe ndryshoi rrjedhën e historisë.
Pushtimi mendon se armatimi dhe forca i garantojnë fitoren, por ai shpërfill ligjet e historisë dhe rregullat e fitores:
Se kur i dobëti armatoset me të drejtën dhe lufton me vendosmëri pavarësisht plagëve, ai nuk është më i dobëti – ai është më i rrezikshmi.
Dhe sa herë që rrëzohet një automjet, apo nxirret një ushtar nga nën rrënoja, një gur i ri hidhet, një Xhalut tjetër bie, dhe një Davud nga Gaza… nuk mjaftohet me gurin, por ka përgatitur armët dhe ngritur kurthin.
