3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mediat franceze: Kosova mollë sherri mes superfuqive në UNESCO

Më të lexuarat

Pranimi i Kosovës në UNESCO po shndërrohet në një mollë sherri në mes të shteteve të BE-së, ndërsa ka nxitur tension mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Pasi gjysma e shteteve kanë pranuar iniciativën e qeverisë së Kosovës për pranim në UNESCO, shkruan e përditshmja franceze “El Pais”.

“Spanja është deklaruar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, raporton korrespodenti i kësaj gazete në Paris, ku të hënën në konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate do të kërkohet dy të tretat e votave për anëtarësimin e Kosovës.

Siç shkruan kjo e përditshme spanjolle, “selia e UNESCO-s në Paris është shndërruar në një arenë ku po ndodhin incidente të shumta në mes të fuqive botërore” rreth asaj nëse do të ketë mundësi që Kosova të jetë anëtar i ri i kësaj organizate të OKB-së “duke mos qenë anëtare e OKB-së”.

“Moska dhe shtetet aleate të saj janë kundër, ndërsa Washington-i e mbështetë, kurse Spanja, e cila po përballet me përpjekjet e fundit për ndarje, është përcaktuar kundër”, shkruan kjo e përditshme.

Më tutje përmendet fakti se Spanja dhe katër shtete tjera të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nënvizohet se “beteja rreth Kosovës ka një precendent me atë çfarë ka ndodhur me Palestinën në vitin 2011, kur edhe u pranua pa qenë anëtare e OKB-së”.

“Për këtë SHBA dhe Izraeli kishin vendosur që të mos kontribuojnë në buxhetin e kësaj organizate”, shton më tej Pais, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë spanjolle shkruan se kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO “ka nxitur manovrime diplomatike në të gjithë botën, të cila e kanë arritur kulmin këto ditë në Parisë në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme”, të këtij trupi në OKB.

Ministri i Arstimit të Spanjës, Inigo Mendes de Vigo ka thënë se “Spanja do të jetë pro një anëtarësimi të ri nëse ekziston një qëndrim i përbashkët ndërkombëtar rreth pranimit të shtetësisë së këtij kandidati për anëtarësim, por jo që kjo të krijojë ndasi në këtë organizatë dhe grindje të reja që nuk kanë të bëjnë me qëllimet e tij dhe me të drejtën ndërkombëtare”.

“Kushte të tilla, në këtë rast, siç duke ekzistojnë”, thuhet në këtë shkrim të gazetës madriliene dhe potencohet se “kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar letër të gjitha shteteve anëtare të UNESCO-s, ku ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në këtë vend janë dëmtuar dhjetëra kisha ortodokse”.

Në raportin e Pais thuhet se “SHBA e Rusia i kanë kryqëzuar shpatat, pas që, jo shumë herët, sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kishte vizituar UNESCO-n për ta përcjell qëndrimin e tij”.

Ndërsa, shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov në udhëtimin e tij në Paris kishte thënë se “nëse Kosova pranohet në UNESCO, Moska do të kërkojë të njëjtën edhe për Krimenë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit