Zhvillime të rëndësishme dhe të rrezikshme ndodhën në ditën e parë të shpërndarjes së ndihmave përmes institucionit izraelito-amerikan:
1. Dhjetëra apo qindra qytetarë të uritur shkuan sot në mesditë, pasi morën mesazhe në telefonat e tyre për të marrë ndihma, në një përpjekje për të zbuluar të vërtetën rreth shpërndarjes së ndihmave.
2. Mediat e sioniste publikuan një “foto” të mbërritjes së njerëzve dhe qëndrimit të tyre në radhë, numri i të cilëve në fillim nuk i kalonte një mijë.
3. Filluan të përhapen fjalë mes njerëzve se nuk kishte organizim të vërtetë në vendin e shpërndarjes, dhe se ai që merrte një herë, mund të merrte edhe dy apo tri herë. Kjo bëri që mijëra njerëz të dyndeshin — flasim për më shumë se 85 ditë bllokadë, rrethim dhe uri të qëllimshme.
4. Qëndrimi i njerëzve në numër të madh nën rrezet përvëluese të diellit dhe poshtërimi sistematik në mënyrën e shpërndarjes i detyroi ata të shtyheshin dhe të sulmonin vendin.
5. Më shumë se një dëshmitar okular konfirmoi se njerëzit jo vetëm që morën kontrollin mbi ndihmat, por edhe çmontuan plotësisht pikën e shpërndarjes, duke rrethuar ekipin e kompanisë amerikane dhe bashkëpunëtorët e saj, derisa ndërhyri ushtria izraelite me helikopterë për të shpërndarë turmën.
6. Mediat izraelite, që më herët ishin entuziazmuar nga pamjet e ndihmave në mesditë, u rikthyen për të drejtuar kritika të ashpra ndaj zyrtarëve izraelitë, duke i akuzuar për dështim të madh në ditën e parë.
7. Një lajm shumë që tërhiqte vëmendjen u transmetua në kanalin izraelit “Kan 12”, ku thuhet fjalë për fjalë: “Banorët e Gazës morën karriget, tavolinat, pajisjet e kontrollit dhe aparatet e skanimit të retinës së syrit në qendrën e shpërndarjes.”
8. Është ende herët për të thënë se ky plan i lig ka dështuar plotësisht, mirëpo ky ishte dështimi në ditën e parë…!
Ali Abu Rizq
