Sipas burimeve mediatike izraelite shifet qartë niveli i rënies së madhe psikologjike tek një sasi e madhe e popullatës izraelite, qofshin ata civil ose ushtarak.
Në vijim vetëm disa citate nga gazetat e sodit:
Yedioth Ahronoth:
600 ditë nga shpërthimi i luftës në Gaza; më shumë se gjysmë milioni njerëz në Izrael janë drejtuar për trajtim psikologjik!!!!
Yedioth Ahronoth:
66 mijë ushtarë izraelitë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë drejtuar për të kërkuar mbështetje dhe trajtim psikologjik që nga fillimi i luftës në Gaza.
Gazeta Haaretz, duke cituar një nga ushtarët rezervistë:
Një ushtar, shok imi, u plagos rëndë në luftën e fundit në Liban, dhe pasi u shërua, vendosi të vetëvritej në kopshtin e pasmë të shtëpisë së tij duke qëlluar veten me armë…
Kurse në anën tjetër raportohet për sasi të hatashme të përkrahjes ushtarake që merr shteti sionist nga shumë shtete të botës edhe kjo shihet qartë në këtë raportim gazetaresk izraelit.

Kanal 12 hebre:
Ministria e Mbrojtjes njofton për uljen e avionit numër 800 në kuadër të urës ajrore për transportimin e pajisjeve ushtarake dhe municioneve në Izrael që nga fillimi i luftës.
Deri tani, janë transportuar më shumë se 90,000 ton pajisje ushtarake drejt Izraelit përmes 800 fluturimeve ajrore dhe rreth 140 dërgesave detare.
Pajisjet që janë blerë dhe transportuar drejt Izraelit përfshijnë: municione, mjete të blinduara, pajisje personale mbrojtëse, pajisje mjekësore dhe të tjera.
⸻
Ndërkohë, nuk ka hyrë as një plumb për rezistencën palestineze?!
