Pyetje:
Tani më bëhet një vit i plotë që kam 8 milion lekë të vjetra të pa prekura. Nuk e di sa jam i detyruar të jap zekat?
Përgjigje: Zekati fillon nga 7700 euro, sepse 85 gram flori i pastër (24 karat), sa është masa në Sheriat, bëjnë diku 7700 euro.
Ti ke 8 milion të vjetra, kështu që ty të kap zekati.
Për 8 milion duhet të nxjerrësh 2.5%, dmth:
8 milion : 40 = 200 mijë të vjetra.
Zekati yt është 200 mijë të vjetra.
Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli
