Strategjia izraelite e rrethimit në Gaza: Ndarja e Rripit, sfidat për rezistencën dhe rreziqet humanitare

Më të lexuarat

Raporte të rrjedhura tregojnë se okupatori izraelit planifikon, në rast të mosarritjes së një armëpushimi me “rezistencën”, të përqendrojë banorët e Gazës brenda 3 zonave civile, të rrethuara nga 4 zona ushtarake.

Ju paraqes një analizë të planit të supozuar izraelit të paraqitur në hartë, me fokus në kuptimet e planit, pasojat e mundshme, pritshmëritë në terren dhe rreziqet për banorët e Rripit të Gazës.

✍ Rami Abu Zubeida
1. Domethënia e planit nga perspektiva e rezistencës:
•Intensifikimi i rrethimit dhe izolimit:
Plani synon ndarjen e Rripit të Gazës në 3 zona civile të rrethuara nga 4 zona ushtarake, gjë që reflekton një strategji izraelite për të shtrënguar rrethimin mbi popullsinë dhe rezistencën. Kjo ndarje tregon një qëllim të qartë për të ndarë zonat civile nga njëra-tjetra, duke penguar koordinimin ushtarak ndërmjet fraksioneve të rezistencës në veri (Beit Lahia dhe Jabalia), qendër (Gaza) dhe jug (Khan Younis).
•Kontrolli mbi boshtet strategjike:
Armiku synon të kontrollojë pikat strategjike si:
•Korridori i Netzarim: Ky korridor (zona ushtarake 2) ndan Rripin në dy pjesë, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për aftësinë e rezistencës për të lëvizur luftëtarët, armët ose furnizimet mes veriut dhe jugut.
•Boshti i Filadelfias: Kontrolli mbi këtë bosht (zona ushtarake 4) synon të ndërpresë çdo furnizim nga jashtë përmes kufirit egjiptian, përfshirë tunelët që janë një burim jetik për rezistencën.
•Zvogëlimi i hapësirës operative: Plani përpiqet të kufizojë hapësirën e veprimit të rezistencës duke e mbyllur atë në xhepa civilë, çka redukton aftësinë për manovrim dhe për kryerjen e sulmeve të mëdha.
2. Pasojat e planit për rezistencën:
•Ndikimi mbi koordinimin ushtarak: Ndarja e Rripit do të çojë në vështirësi të mëdha në komunikim mes njësive të rezistencës, veçanërisht mes veriut dhe jugut. Kjo mund të dobësojë operacionet e koordinuara si sulmet me raketa apo operacionet e përbashkëta.
•Përshtatja me realitetin e ri: Rezistenca mund të përqendrohet më shumë në luftë guerile (sulme të vogla, snajper, shpërthime), në vend të operacioneve të mëdha. Kjo tashmë po ndodh përmes operacioneve të fundit të rezistencës. Tunelët mund të bëhen mënyra kryesore për lëvizje, pavarësisht përpjekjeve izraelite për t’i shkatërruar.
•Forcimi i qëndresës popullore: Rezistenca mund të përfitojë nga zemërimi popullor për shkak të rrethimit, për të rekrutuar më shumë luftëtarë dhe për të mobilizuar popullsinë kundër pushtimit.
3. Parashikimet në terren:
•Rritje e operacioneve të konsumit dhe guerilës: Me kufizimin e lëvizjes, pritet shtim i sulmeve individuale dhe guerile ndaj forcave izraelite, veçanërisht në pikat e kontrollit apo në korridorin e Netzarimit.
•Përdorimi i tunelëve: Rezistenca do të mbështetet më shumë në tunelë për të lëvizur luftëtarë dhe armë, si dhe për të kryer sulme të papritura nëntokësore.
•Sulm mbi boshtet ushtarake: Rezistenca mund të përqendrohet në goditjen e zonave ushtarake si korridori i Netzarimit dhe boshti i Filadelfias me raketa me rreze të shkurtër apo mjete shpërthyese.
•Mobilizimi popullor: Popullsia mund të angazhohet më shumë në rezistencë paqësore ose të armatosur për shkak të përkeqësimit të kushteve humanitare.
4. Rreziqet për popullsinë e Gazës:
•Krizë e thellë humanitare:
•Mungesë burimesh: Mbyllja e popullsisë në 3 zona civile do të çojë në mungesë të theksuar të ushqimit, ujit dhe ilaçeve, veçanërisht me ndërprerjen e furnizimeve nga boshti i Filadelfias.
•Mbipopullimi: Përqendrimi i madh i njerëzve në zona të kufizuara do të përkeqësojë gjendjen shëndetësore dhe mund të sjellë përhapje sëmundjesh.
•Bombardime dhe përleshje: Afërsia e zonave ushtarake me ato civile rrit rrezikun e bombardimeve të rastësishme apo përleshjeve të drejtpërdrejta, duke rrezikuar civilët.
•Shpërngulje e detyruar: Rrethimi mund të detyrojë banorët të shpërngulen brenda territorit ose drejt kufirit me Egjiptin, duke shkaktuar një krizë të re refugjatësh.
•Presion psikologjik: Izolimi dhe rrethimi do të rrisin presionin psikologjik mbi popullsinë, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit, me mungesë të plotë shprese për përmirësim.
5. Rreziqet për rezistencën:
•Humbja e mbështetjes popullore: Nëse rezistenca dështon të mbrojë popullsinë nga kriza humanitare, mund të humbasë një pjesë të mbështetjes popullore, sidomos nëse banorët ndiejnë se operacionet ushtarake po përkeqësojnë jetën e tyre.
•Targetimi i drejtpërdrejtë: Zonat ushtarake do t’i mundësojnë Izraelit të forcojë operacionet e zbulimit, duke rritur mundësinë e goditjeve precize ndaj anëtarëve të rezistencës.
6. Strategjitë e mundshme të rezistencës për përballimin e planit:
•Intensifikimi i luftës guerile: Përqendrimi në sulme të drejtpërdrejta ndaj forcave izraelite në zonat ushtarake duke përdorur metoda jokonvencionale.
•Përforcimi i rrjetit të tunelëve: Zhvillimi i rrjetit të tunelëve për t’i bërë më fleksibël dhe më të vështirë për t’u zbuluar, me përdorim për transport të luftëtarëve dhe furnizimeve.
•Presioni ndërkombëtar: Dokumentimi i shkeljeve ndaj civilëve për të ushtruar presion mbi bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjë dhe të kërkojë heqjen e rrethimit.
7. Përfundimi
Plani izraelit përfaqëson një kërcënim dhe sfidë serioze për rezistencën palestineze dhe për banorët e Gazës. Ai synon izolimin gjeografik dhe demografik të Rripit të Gazës, gjë që dobëson aftësinë ushtarake dhe mbështetjen popullore për rezistencën. Parashikimet në terren tregojnë për një rritje të operacioneve individuale dhe luftës guerile, me një varësi më të madhe nga tunelët.
Megjithatë, rreziqet për popullsinë janë të jashtëzakonshme, duke përfshirë një krizë humanitare të pashembullt, e cila mund të çojë në shpërngulje masive ose në kolaps social. Rezistenca ka nevojë për strategji fleksibile për t’u përshtatur me këtë realitet, duke u përqendruar në mbrojtjen e civilëve dhe ruajtjen e mbështetjes popullore.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit