A është obligim gusli (larja e plotë) pas marrëdhënieve intime, edhe nëse nuk kemi pasur ejakulim?

Më të lexuarat

Pyetje: A është obligim gusli (larja e plotë) pas marrëdhënieve intime, edhe nëse nuk kemi pasur ejakulim?

Përgjigje: Po, gusli është obligim si për burrin ashtu edhe për gruan edhe nëse nuk kanë ejakuluar. Dëshmi për këtë është hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra -radijAllahuanhu- ku profeti ﷺ ka thënë:

“Kur burri qëndron mes katër gjymtyrëve të gruas së tij dhe kryen aktin seksual, gusli bëhet obligim.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Tek Muslimi thuhet:

“…edhe nëse ai nuk ejakulon.”

Ky hadith është një argument i qartë dhe i prerë që obligon guslin si për burrin ashtu edhe për gruan edhe në rastet kur nuk ka pasur ejakulim. Ka shumë njerëz nuk e dinë këtë rregull, andaj kjo çështje duhet të sqarohet (dhe të përhapet që të mos veprohet në padije).

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu fataua ue rese’il shejkh Uthejmin (4/223-224)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit