Erdogan: Haremi i Shenjtë, ku ndodhen Al-Aksa dhe Kupola e Shkëmbit janë një tërësi prej 144 dynymësh që i përket vetëm myslimanëve

Më të lexuarat

Kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan thotë:

Haremi i Shenjtë, ku ndodhen xhamia Al-Aksa dhe Kupola e Shkëmbit, është një tërësi prej 144 dynymësh që i përket vetëm myslimanëve.

Nuk do të lejojmë që askush ta cenojë këtë.

Xhamia Al-Aksa është vija jonë e kuqe, dhe me ndihmën e Zotit, do të mbetet e tillë përgjithmonë.

Izraeli duhet t’i japë fund menjëherë ngacmimeve, sulmeve dhe provokimeve që kërcënojnë shenjtërinë dhe tërësinë e Haremit të Shenjtë.

Si Turqi, nuk kemi qëndruar dhe nuk do të qëndrojmë kurrë të heshtur përballë arrogancës, shtypjes dhe mosrespektimit të ligjeve e rregullave në rajonin tonë.
Pavarësisht se me çfarë ambalazhi mbështillet, për ne nuk ka asnjë vlerë asnjë propozim që synon të dëbojë palestinezët nga tokat e tyre ku kanë jetuar prej mijëra vitesh.

Gaza i përket banorëve të saj; i përket popullit palestinez.

Palestina u përket palestinezëve.

Ndërsa miliona refugjatë palestinezë presin ende ditën kur do të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilave ua ruajnë ende çelësat, nuk mund të pranojmë kurrë zhvendosje të reja apo dëbime të reja.

Zgjidhja me dy shtete nuk ka alternativë tjetër.

Deri në krijimin e një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe me integritet territorial, me kryeqytet Jerusalemin Lindor, mbi bazën e kufijve të vitit 1967, do të vazhdojmë përpjekjen tonë pa u lodhur e pa u dorëzuar.

Ne do të ofrojmë çdo mbështetje të mundshme që vëllezërit tanë palestinezë të jetojnë të lirë në atdheun e tyre, në paqe me besimet e tjera.

Edhe nëse mbetemi të vetëm, do të vazhdojmë ta mbrojmë çështjen palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit