Human Rights Watch (HRW) ka përshëndetur veprimet e qeverisë britanike ndaj Izraelit për shkak të sjelljes së tij gjatë luftës në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Në një kohë kur po vazhdojnë aktet gjenocidiale, pezullimi i bisedimeve tregtare nga Britania dhe angazhimi për të rishikuar bashkëpunimin me Izraelin janë hapa të rëndësishëm dhe të nevojshëm. Të gjitha shtetet kanë detyrimin të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të tjera në dispozicion për të parandaluar shfarosjen e popullit palestinez,” tha Yasmine Ahmed, drejtoreshë e HRW për Britaninë.
“Megjithatë, ndërsa Izraeli vazhdon të kryejë krime masive, Britania duhet të jetë e gatshme të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë sanksionet ndaj zyrtarëve të lartë izraelitë dhe një embargon të plotë armësh, duke përfshirë edhe pjesë të avionëve luftarakë F-35. Nuk ka asgjë më pak se kaq që të jetë e mjaftueshme dhe e drejtë përballë mundësisë së shfarosjes së popullit palestinez në Gaza.”
