Ushtria pakistaneze njofton rrëzimin e 25 dronëve vetëvrasës të tipit “Harop”, të prodhuar nga Izraeli, të lëshuar nga ushtria indiane drejt objektivave pakistaneze!
Çfarë është e rëndësishme?
Dronët janë të prodhuar nga Industria Ajrore Izraelite (IAI), si pjesë e një marrëveshjeje të madhe armatimi midis Tel Avivit dhe Nju Delhit.

Izraeli është bërë një furnizues kryesor i teknologjive sulmuese për ushtrinë indiane, veçanërisht në fushën e dronëve, sistemeve të përgjimit, luftës elektronike dhe raketave ajër-tokë.
Ky mbështetje e ka bërë Izraelin, në praktikë, një palë aktive në konfliktin e Kashmirit, qoftë edhe përmes ndërmjetësve.
Me pak fjalë:
India lufton me mjete izraelite, dhe Pakistani i rrëzon këto mjete dhe e shpall këtë haptazi.
Mesazhi pakistanez është i qartë: kush mbështet armikun tim, është armiku im.
Burimi: agjenci të ndryshme
