Kina ka reaguar pas sulmeve të Indisë ndaj Pakistanit dhe zonës së kontrolluar nga Pakistani në Kashmir, duke i cilësuar ato si “të rëndë” dhe duke bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
“Kina e konsideron të rëndë operacionin ushtarak të Indisë këtë mëngjes. Jemi të shqetësuar për situatën në vazhdim,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës.
“India dhe Pakistani kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë fqinjë me njëri-tjetrin. Ata janë edhe fqinjët tanë. Kina kundërshton çdo formë të terrorizmit. U bëjmë thirrje të dyja palëve të veprojnë në të mirë të paqes dhe stabilitetit, të ruajnë qetësinë, të përmbahen dhe të shmangin veprime që mund ta përkeqësojnë më tej situatën.”
