Zoti, Drejtësia, Kombi – A i kuptojnë sot politikanët shqiptarë parimet e vërteta të nacionalizmit të Sami Frashërit?

Më të lexuarat

Ideologu më i shquar i nacionalizmit shqiptar, Sami Frashëri, e mbyllte me këto parime manifestin e tij nacionalist, 126 vjet më parë -që më 1899- duke vënë krye të tyre Zotin, Drejtësinë dhe më pas Kombin e Shqiptarinë.

Sot në 2025, a thua ka politikanë shqiptarë që e kuptojnë urtësinë e këtyre njerëzve, që pa besimin në Zot dhe vendosjen e Drejtësisë, nuk mund të ketë mbarësi dhe mbrothësi për shqiptarët?

Nacionalizmi shqiptar u ndërtua mbi këtë hierarki parimesh, të cilat u përmbysën e u përçudnuan më pas nga trashëgimtarë të padenjë. Ndërkohë edhe ata politikanë që e përmendin sot Zotin, Ai për ta nuk është më një parim primar dhe madhor, si dikur për Samiun, por një fuqi madhore neutrale, prej të Cilit thjesht kërkohet të jetë në anën e tyre, por aspak për t’iu referuar Atij, si burim për të na rrëfyer udhën, për të cilën fliste Sami Frashëri.

/Justinian Topulli/

Sami Frashëri-Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhetëO vëllezrë Shqipëtarë! Të mos na gjenjë si ata t'egërtit' e Avstralis' e t'Afrikësë, që ven' Evropjanëf ei gënjejnë me ca ruaza e me ca dragole të qeltërta. e pasqyra të pafillta e u marrin vëndet' e tyre nga dora. Të mos gënjehemi edhe na ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, që s'vlejnë gjë fare, e të lemë të drejtat e kombit e të mëmëdheut tënë në duar të të huajet et'armikëvet tanë. Të thyejmë xgjedhënë, që po na rëndon mi xverkut që kaqë qiint vjet e tëhu, të këputimë hekuratë, që po na shtrëngojnë këmbëtë, të hedhimë së sipërmi hijen e rëndë, që po na shkel e po na shtyp e s'na le të marrëmë frymë! Të mos rrimë të mpit' e të ngrirë, të lëvizimë duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, t'ecimë dlirë n'udhët të Perëndisë.. n'udhët të së drejtësë:

PERËNDIJA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA! SHQIPËRIA, SHQIPËTARËRIA!

Ja qëllim ynë! Ja puna jon' e shënjtuarë! Ja besa jonë! Gjith' ata që kanë këtë qëllim, janë vëllezëritë tanë! Në mest të Shqipëtarëvet të vërtetë s'ka nonjë rdarje, nonjë çarje, nonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezrë, të gjithë një trup, një mëndje, një qëllim,. një besë!

Funt
Sami Frashëri-Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë O vëllezrë Shqipëtarë! Të mos na gjenjë si ata t’egërtit’ e Avstralis’ e t’Afrikësë, që ven’ Evropjanëf ei gënjejnë me ca ruaza e me ca dragole të qeltërta. e pasqyra të pafillta e u marrin vëndet’ e tyre nga dora. Të mos gënjehemi edhe na ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, që s’vlejnë gjë fare, e të lemë të drejtat e kombit e të mëmëdheut tënë në duar të të huajet et’armikëvet tanë. Të thyejmë xgjedhënë, që po na rëndon mi xverkut që kaqë qiint vjet e tëhu, të këputimë hekuratë, që po na shtrëngojnë këmbëtë, të hedhimë së sipërmi hijen e rëndë, që po na shkel e po na shtyp e s’na le të marrëmë frymë! Të mos rrimë të mpit’ e të ngrirë, të lëvizimë duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, t’ecimë dlirë n’udhët të Perëndisë.. n’udhët të së drejtësë: PERËNDIJA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA! SHQIPËRIA, SHQIPËTARËRIA! Ja qëllim ynë! Ja puna jon’ e shënjtuarë! Ja besa jonë! Gjith’ ata që kanë këtë qëllim, janë vëllezëritë tanë! Në mest të Shqipëtarëvet të vërtetë s’ka nonjë rdarje, nonjë çarje, nonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezrë, të gjithë një trup, një mëndje, një qëllim,. një besë! Funt

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit