3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Godet veterani i UÇK-së Adhurim Krasniqi, ka dy fjalë për Qeverinë e Maqedonisë

Më të lexuarat

Veterani i UÇK-së, Adhurim Krasniqi, ka dy fjalë për Qeverinë e Maqedonisë.

Në shkrimin e tij, dërguar Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, ai ka shkruar:

Të sunduar nga një shtet pa emër! Është tepër e rënd kur mbi shpatullat e një populli autokton, sundon një shtet pa emër! Një shtet pa identitet, pa histori, pa kulturë, pa rrënjë e pa asgjë të sundoj një milion shqiptarë.

Ky është shteti pa emër i vetquajtur Maqedoni, ku bota e njeh si IRJM! Ky shtet monstrum pa emër, me një Kryeministër fashist e Qeveri kuislinge, vret e dhunon një popull autokton që aty jeton prej se i thonë bukës-bukë e ujit-uj. Një Kryeministër fashist që përveq urrejtjes patologjike ndaj shqiptarve nuk njeh asnjë vlerë tjetër humane e njerëzore! Një Qeveri dhe një Kryeministër fashist, organizon çdo ditë aksione policore e ushtarake mbi shqiptarët dhe vendbanimet shqiptare dhe asnjëher ne nuk ndalemi të mendojm e ngritemi kundër kësaj nomenklature fashiste sllave!

Argat të dreqit janë bër edhe shqipfolësit, që paraja dhe çifligu i pushtetit ua kanë mbyll sy e veshë! Sa e neveritshme është, kur sheh se vritesh e dhunohesh nga një shtet pa emër! Sa e neveritshme është, kur denohesh e pritet të denohesh nga një sistem i gjykatave politike anti shqiptare! Nuk mund të ketë gjyq e as politikë qe e vret fjalen dhe mendimin e lirë!

Nuk mund të ketë gjyq e as politikë që mund ti denoj djemtë tanë qe mbahen peng në kampet e shtetit pa emër të vetquajtur Maqedoni! Shqiptarët ma shumë se kurr, kanë të drejten e ngritjes së vetëdijes kombëtare, kundër ketij shteti pa emër e pa histori!

Adhurim Krasniqi- Guerili

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit