Pse ai që thotë: ‘Janë shkatërruar njerëzit’, pikërisht ai është më i shkatërruari prej tyre?

Më të lexuarat

🔹 Pejgamberi (‫ﷺ‬ ) ka thënë:

“Kur njeriu thotë: ‘Janë shkatërruar njerëzit’, ai është më i shkatërruari prej tyre.”
(Sahih Muslim, nr. 2632)

💠 Imam Hattabiu – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:

“Kuptimi është: Njeriu vazhdon t’i kritikojë të tjerët dhe të përmendë të metat e tyre, duke thënë: ‘Janë prishur njerëzit, janë shkatërruar’ dhe të ngjashme.
Nëse vepron kështu, ai është më i keqi prej tyre – pra, në gjendje më të keqe se ata – për shkak të mëkatit që e përfshin kur i kritikon dhe flet keq për ta. Ndoshta kjo do ta çojë edhe në mendjemadhësi dhe të mendojë se është më i mirë se të tjerët. Allahu e di më së miri.”
Ankesat dhe pakënaqësitë mund të sjellin një kulturë që përhap negativitet, një shikim të zymtë ndaj jetës dhe dëshpërim – dhe kjo pa dyshim është një formë prishjeje.
Muslimani nuk i ka zgjedhur vetë këto çështje që e hidhërojnë dhe e mërzisin.
Prandaj, në vend që të bie pre e ankesave dhe kritikave ndaj shoqërisë, ai duhet të përpiqet të përhapë të mirën përballë të keqes që sheh… të përhapë dritën e shpalljes
me veprën para fjalës,
me moralin para këshillës.

Siç është thënë: “Më mirë ndiz një qiri se sa ta mallkosh errësirën.”
Ndize qiririn tënd dhe vepro me mirësi dhe dobi… Nuk ka dobi në sharjen e errësirës ndërkohë që rri pa bërë asgjë!

Dr. Halid Ed-Durejs
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit