Një kafkë në Muzeun e Njeriut në Francë
Kjo kafkë e ekspozuar në Muzeun e Njeriut në Paris mban një mbishkrim në frëngjisht që përkthehet:
“I përket njërit prej udhëheqësve të Kajros që mori pjesë në vrasjen e gjeneralit Kléber. E dhuruar nga baroni Larrey.”
Por pas këtij përshkrimi të thatë fshihet një histori tragjike dhe heroike. Kafka i përket një të riu egjiptian vetëm 15 vjeç, nxënës i Al-Az’harit, i cili ndihmoi studentin sirian Sulejman el-Halebi në atentatin ndaj gjeneralit Kléber, komandantit të ushtrisë franceze pushtuese në Egjipt, në vitin 1800, si hakmarrje ndaj krimeve të tij të përgjakshme kundër popullit egjiptian.
Pas vrasjes, ushtria franceze arrestoi Sulejmanin dhe nëntë bashkëpunëtorë të tij, të gjithë studentë në Al-Az’har. Ata u torturuan mizorisht: iu dogjën duart dhe u kryqëzuan për së gjalli mbi hunj, në zonën e njohur si Tel el-Aqarib në Kajro. Pas vrasjes së tyre, kafkat iu morën dhe iu dërguan Francës, ku u vendosën për ekspozim në muze jo si dëshmi heroizmi, por si “objekte” për t’u parë.
Zoti i mëshiroftë këta dëshmorë dhe i bashkoftë me banorët e Xhennetit el-Firdaus.
Ata shkruan me gjakun e tyre një kapitull nderi në historinë e qëndresës kundër kolonializmit.
/Florim Islami/
