“Arab Post” ka zbuluar, përmes të dhënave zyrtare izraelite, detaje mbi mijëra lloje produktesh që shtetet arabe, të cilat kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, i kanë eksportuar dhe importuar gjatë periudhës së luftës në Gaza.
Sipas të dhënave, pesë shtete arabe kanë eksportuar në Izrael të paktën 3,669 lloje produktesh nga tetori 2023 deri në shkurt 2025. Këto përfshijnë: produkte ushqimore, perime e fruta, diamantë, pambuk, plehra, produkte mjekësore, veshmbathje dhe materiale ndërtimi si çimento, dru dhe hekur.
Ndërkohë, gjatë të njëjtës periudhë, këto shtete kanë importuar nga Izraeli 1,671 lloje produktesh, përfshirë: ushqime, plehra, veshmbathje dhe diamantë.
Emiratet e Bashkuara Arabe, në krye të tregtisë me Izraelin
Një analizë e të dhënave zbulon renditjen e shteteve arabe sipas sasisë së eksporteve dhe importeve me Izraelin, për periudhën tetor 2023 – shkurt 2025:
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Eksportuan: 1,377 lloje produktesh
- Importuan: 763 lloje
- Vlera totale e shkëmbimeve tregtare: 2 miliardë dollarë
- Egjipti
- Eksportoi: 924 lloje produktesh
- Importoi: 165 lloje
- Vlera: 1.2 miliardë dollarë
- Jordania
- Eksportoi: 652 lloje produktesh
- Importoi: 466 lloje
- Vlera: 426.2 milionë dollarë
- Maroku
- Eksportoi: 651 lloje produktesh
- Importoi: 224 lloje
- Vlera: 324.5 milionë dollarë
- Bahrejni
- Eksportoi: 65 lloje produktesh
- Importoi: 53 lloje
- Vlera: 13.5 milionë dollarë
(Burimi: Arab post)
