Hamasi: Jeta e pengjeve “në rrezik” në zonat që ushtria izraelite ka urdhëruar evakuim

Më të lexuarat

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez të rezistencës, Hamas thanë se nëse Izraeli do t’i përmbahej armëpushimit të janarit, ‘shumica e tyre (robërve izraelitë) ndoshta do të ishin sot në shtëpitë e tyre’.

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez të rezistencës, Hamas, paralajmëruan të premten se jeta e robërve izraelitë që ndodhen në zonat që janë urdhëruar për t’u evakuuar nga ushtria izraelite është “në rrezik.”

“Gjysma e robërve izraelitë që janë ende gjallë ndodhen në zonat që ushtria pushtuese izraelite ka kërkuar të evakuohen në ditët e fundit,” tha zëdhënësi Abu Obaida në një deklaratë.

Ai theksoi se grupi vendosi “të mos i transferojë këta robër nga këto zona dhe t’i mbajë ata nën masa të rrepta sigurie, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme për jetën e tyre”, tha ai pa dhënë më shumë detaje.

“Nëse armiku shqetësohet për jetën e këtyre robërve, ata duhet të negociojnë menjëherë për evakuimin ose lirimin e tyre”, tha ai.

Abu Obaida e mbajti përgjegjëse qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “për jetën e robërve”, duke shtuar se nëse Izraeli do t’i ishte përmbajtur armëpushimit të janarit, “shumica prej tyre ndoshta do të ishin sot në shtëpitë e tyre.”

Qeveria izraelite ende nuk ka komentuar mbi deklaratën.

Netanyahu u zotua të dielën se do t’i përshkallëzojë sulmet ndaj Gazës ndërsa po zhvillohen përpjekje për të zbatuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga enklava.

Ushtria izraelite nisi një fushatë ajrore të befasishme në Gaza më 18 mars, duke vrarë 1.249 persona dhe duke plagosur 3.022 të tjerë, pavarësisht një armëpushimi dhe marrëveshjeje për shkëmbim robërish me Hamasin që ishte arritur në janar.

Më shumë se 50.600 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023 si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit