Dije vendin tënd!
Islami, si një sistem gjithëpërfshirës për jetën njerëzore, i kushton rëndësi të veçantë kujdesit ndaj të sapoudhëzuarve. Ata trajtohen me delikatesë dhe integrohen gradualisht në shoqëri për të ruajtur rendin dhe etikën brenda komunitetit. Kjo shmang krijimin e kaosit, pasi shpesh ata që kanë pasur një jetë të shthurur ose një imazh të diskutueshëm ku mund të shkaktojnë trazira. Prandaj, Islami nuk i vendos ata në pozita udhëheqëse menjëherë, sepse kjo nuk është as etike dhe as e merituar. Në Islam, pozita fitohet me meritë.
Disa shembuj ilustrues:
1. Në Islam kishte muhaxhirë dhe ensarë, secili me rolin e tij.
2. Thirrja e ezanit iu besua atij që kishte zë të bukur, jo atij që e propozoi si ide.
3. Halid bin Velidi u caktua për luftë, sepse ishte i aftë për të.
4. Muadhi u dërgua si ambasador, pasi kishte cilësitë e duhura.
5. Ebu Bekri u vendos imam në vend të Profetit ﷺ.
6. Ibn Abasi dhe Abdullah ibn Mesudi u angazhuan në dije.
7. Ebu Hurejra u përkushtua në transmetimin e haditheve.
8. Ebu Dherri u këshillua të mos merrte post drejtues, pasi nuk ishte i përshtatshëm për të.
O davetxhi, keni kujdes me të sapoudhëzuarit! Mos u jep pozita të pamerituara, sepse u bën dëm atyre dhe vetë davetit.
Allahu na udhëzoftë drejt së mirës!
R. Zylfiu
