0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Google me tablet prej 199 dollarësh

Më të lexuarat

Bloomberg ka raportuar se Google gjatë konferencës së vet për zhvillues që do ta mbajë se bashku me Asus, pritet të lansoj tabletin që kushton 199 dollarë.

Kjo ndjek një varg raportimesh që kanë dalë me muaj të tërë për tabletin prej 7 inçësh të zhvilluar nga Nexus. Tableti është planifikuar që të dalë në konferencën I/O që fillon punimet gjatë ditës së mërkurë.

Veçoria që më së shumti tërheq vëmendje është çmimi. Me një çmim prej 199 dollarësh, tableti i Google është 200 dollarë më i lirë se iPad 2 i Apple, i cili tani është duke u shitur për 399 dollarë.

Raportet e mëparshme kanë thënë që pajisja Nexus do të përdor sistemin operativ Android 4.1 “Jelly Bean”, si dhe do të ketë një procesor katërbërthamësh Nvidia Tegra 3, me 1GB memorje dhe ekran IPS (in-plane-switching) – që mundëson shikimin në kënd të gjërë.

iPad 2, me çmim prej 399 dollarë, vjen me një procesor dybërthamor A5 dhe 512MB RAM. Tableti i Google pritet të ketë një ekran 7 inçësh, që është më i vogël se ekrani prej 9.7 inçësh i iPad, i cili poashtu është IPS.

Natyrisht, aplikacionet janë pikë interesimi e çdokujt, në mos shumicës së njerëzve. Megjithëse Google thotë që ka qindra mijëra aplikacione, iPad ka më tepër aplikacione të dizajnuara posaçërisht për formatin e tabletëve.

Disa presin që tableti i Google të përfshijë NFC (komunikim në fushë të afërt), Google Wallet dhe Android Beam.

Një model prej 8GB do të kushtojë 199 dollarë, derisa, sipas Gizmodo për Australi, versioni prej 16GB do të kushtojë 249 dollarë.

Duhet theksuar që kjo nuk paraqet tabletin e vetëm që përdor Android dhe që kushton 199 dollarë. Kindle Fire nga Amazon që ishte lëshuar gjatë vitit të kaluar kushton 199 dollarë dhe një Kindle Fire i ri pritet të arrijë gjatë muajit korrik. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit