Dritat veriore në Tromso të Norvegjisë dhurojnë spektakël në qiell

Më të lexuarat

Qyteti norvegjez Tromso është një ndër lokacionet kryesore për të dëshmuar dritat veriore, të njohura edhe si Aurora

Dritat veriore kanë ndriçuar qiellin e qytetit Tromso në Norvegji, duke e bërë këtë qytet një atraksion të padiskutueshëm, veçanërisht në muajt e stinës së dimrit, raporton Anadolu.

Qyteti norvegjez Tromso është një ndër lokacionet kryesore për të dëshmuar dritat veriore, të njohura edhe si Aurora Borealis.

Kjo dukuri e fenomenit natyror ndryshon gjatë gjithë vitit, e ndikuar nga kushtet e motit dhe orët e ditës. Sezoni i pikut është nga muaji dhjetor deri në muajin shkurt, kur errësira e zgjatur rrit mundësitë për të parë këtë spektakël.

Por kohë e mirë për të parë dritat veriore në Tromso mbetet nga fundi i shtatorit deri në fillim të prillit, pasi këta muaj ofrojnë qiej të errët dhe të përsorur për të parë dritat veriore.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit