1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

De Maiziere: Migrantët afganë “të papranueshëm”

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, u ka bërë thirrje qytetarëve të Afganistanit që të mbeten në vendin e tyre dhe ta rindërtojnë atë.

De Maiziere ka thënë se rritja e numrit të azilkërkuesve afganë është “e papranueshme”.
“Njerëzit që vijnë si refugjatë nga Afganistani, nuk mund të mbesin të gjithë në Gjermani”, ka thënë ai.
Në periudhën janar-shtator të këtij viti, rreth 577,307 njerëz kanë paraqitur kërkesat e tyre për azil në Gjermani, përfshirë 51,643 afganë.
De Maiziere ka thënë se Gjermania ka ndihmuar rindërtimin e Afganistanit me ushtarë, policë dhe shuma të mëdha të fondeve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit