2.2 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Kushtet e kontratës së shitjes

Më të lexuarat

1) Ibn Omeri transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Të dyja palët në një marrëveshje biznesi kanë të drejtë ta anulojnë atë përderisa nuk janë ndarë, përveç në rastet kur marrëveshjet janë bërë duke iu dhënë të drejtën palëve për ta anuluar atë.”

Ibn Omeri transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kur dy persona hyjnë në një marrëveshje, secili prej tyre ka të drejtë ta anulojë atë përderisa ata nuk janë ndarë dhe janë së bashku (në vendin e marrëveshjes); ose nëse njëri i jep tjetrit të drejtën (për të anuluar marrëveshjen). Por nëse njëri i jep tjetrit opsionin, marrëveshja bëhet me këtë kusht (dmth. njëri ka të drejtë të anulojë marrëveshje), dhe ai bëhet detyrues. Dhe nëse ndahen pasi kanë bërë marrëveshjen dhe asnjëri prej tyre nuk e ka anuluar atë, edhe atëherë marrëveshja është e detyrueshme.”

Abdullah b. Omeri transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kur dy persona hyjnë në një marrëveshje, secili prej tyre ka të drejtë ta anulojë përderisa nuk janë ndarë, ose nëse marrëveshja e tyre u jep të drejtën e anulimit. Nëse marrëveshja përfshin të drejtën e anulimit, ai bëhet detyrues.” Ibn Ebi Omer shtoi se Nafiu ka thënë se sa herë që Ibn Omeri bënte një marrëveshje me një person me qëllim që të mos e prishte atë, ai ecte për një kohë të shkurtër dhe pastaj kthehej te ai.

Hakim b. Hizam transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Të dyja palët në një marrëveshje biznesi kanë të drejtë ta anulojnë atë përderisa nuk janë ndarë, dhe nëse flasin të vërtetën dhe i bëjnë të gjitha gjërat të qarta, ata do të kenë bekim në marrëveshjen e tyre. Por nëse gënjejnë dhe fshehin diçka, bekimi mbi marrëveshjen e tyre do të zhduket.”

2) Jahja, djali i Jarir-it, transmeton: “E dëgjova Abu Dhar-in duke përmendur Ebu Hurejrën, i cili tha se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ‘Dy persona që hyjnë në një marrëveshje, nuk duhet të ndahen nga njëri-tjetri përveçse me pëlqim të ndërsjellë.’”

The post Kushtet e kontratës së shitjes appeared first on Ekonomia Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit