Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti mbledhjen me imamë
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen me imamët e komunës së Gjakovës, ku si temë ishte parapërgatitja për muajin e madhëruar të Ramazanit.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitet që do të zhvillohen gjatë këtij muaji dhe koordinimi i punëve shtesë.
Imamët paten rastin të paraqesin idetë, propozimet dhe sugjerimit e tyre që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të muajit të Ramazanit në komunën e Gjakovës.