3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gjermania në shok: Merkel shfaqet me shami dhe disa xhami në prapavijë (Video)

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka hapur derën e Gjermanisë për qindra e mijëra azilkërkues. Kjo gjë siç duket edhe nuk i ka pëlqyer një pjese të popullit gjerman, gjë e cila është treguar edhe me rastin e një proteste, ku ata e kanë quajtur Merkelin si “njëra prej tyre”.

Në momentin që në Dresden mijëra njerëz protestuan kundër rritjes së fluksit të refugjatëve, në lajmet e stacionit televiziv publik gjerman ARD, është shfaqur kancelarja Angela Merkel me ferexhe në kokë, transmeton Telegrafi, ndërsa në pjesën e pasme të fotografive të publikuara duken disa minare.

Një paraqitje e tillë e kancelares gjermane ka ngritur në këmbë një pjesë të publikut atje, si dhe disa media tjera të cilat kanë kritikuar ashpër televizionin ARD.

“Merkel në ferexhe? A është çmendur ARD?, “Ku janë vlerat që mungojnë në lirinë e medias, të drejtat e grave dhe barazia”, kanë qenë disa nga pyetjet e shtruara nga përdorues në Twitter, transmeton Telegrafi.

“I kuptojmë kritikat dhe na vjen keq që pikëpamja jonë rreth kancelares gjermane është keqkuptuar. Fotografia ishte pjesë e programeve me temë mbi vlerat e shoqërisë sonë. Moderatori i emisionit foli për sukseset e shoqërisë perëndimore, lirisë së mendimit dhe të barazisë. Në këtë fotografi, kemi kërkuar për të marrë vëmendjen e shikuesit dhe për të nxjerr në pah lirinë e Perëndimit”, ka sqaruar një zëdhënës për transmetuesin publik, ARD, pas “ortekut” të komenteve rreth fotografisë së publikuar.

Zyrtarë të këtij televizioni kanë theksuar se këtë formë e shohin plotësisht legjitime, dhe kanë shprehur vendosmërinë të mohojnë të gjitha kritikat rreth asaj se e kanë bërë për të nxitur urrejtjen racore dhe propagandë kundër Islamit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit