3.3 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Feisal Hefzi

Më të lexuarat

Prishtinë, më 11 dhjetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, njëherësh ambasador jorezident për Kosovën, z. Feisal Hefzi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe për format dhe mundësitë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për shtetin e Arabisë Saudite për ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për popullin e Kosovës si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e tij që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit