3.3 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Teologu ortodoks i Tiranës “rrëzon” pemën e Krishtlindjes

Më të lexuarat

Përpjekja për të zgjidhur “lëmshin e krishterë” të fundvitit me satanain majë bredhit

Më në fund, një klerik i krishterë e ka “denoncuar” pemën tradicionalë të Krishtlindjes duke e quajtur atë me emrin e vërtetë – pagane. E megjithatë, teologu ortodoks Miron Çako, këshilloi paradoksalisht se ajo duhet vënë në datën 6 dhjetor dhe të hiqet në 6 janar.

Në A2 CNN, ai tha se pema nuk është simbolikë autentike e Krishtlindjes, por një simbol pagan që ka ardhur në Evropë në  shekullin 16 nga Martin Luteri.

Sipas tij simboli i Krishtlindjes është grazhdi, pra ku mendohet se lindi Jezui(Isa në Islam) e jo pema e fundvitit me zilka e drita.

“Ne presim Krishtlindjen që është lindja e Krishtit dhe që është festë fetare me simbolikat e veta. Pema nuk është simbolikë autentike e Krishtlindjes. Eshtë simbol pagan, i vjetër që ka ardhur në Evropë shekullin 16 nga Martin Luteri dhe u vendos si simbol i Krishtlindjes. U përhap në Evropë në SHBA e Australi. Kisha Katolike e ka vendosur në 1982, dhe  ka hyrë edhe tek ne. Nuk është kjo simbolika e Krishtlindje. Për ne të krishterët ka qenë improvizimi i vendi ku lindi Krishti në një grazhd. Simbolika e krishterë vendoset në mbrëmjen e 6 dhjetorit se ne ortodokset festojmë Shën Nikollën, i cili ishte shumë bujar dhe tradita ishte që në ditën e Shën Nikollit ndaheshin dhurata te fëmijët. Kisha na nxit: përgatitni Betlehemin, përgatitni grazhdin dhe të krishterët marrin indicie të arredojnë me simbolikat e krishtera, që është grazhdi, mund të vendosim edhe pemën por ne i vëmë shenjën e Krishtit që është kryqi”, tha ai, në përpjekje për të zgidhur një lëmsh historiko-teologjik.

Teologu Miron Çako shkoi më tej kur tha se simbol për të krishterët në pemë është kryqi dhe jo ylli mes pesë cepa, që sipas tij është një simbol okult dhe satanist.

“Simboli i yllit me pesë cepa na kujton komunizmin ateizmin. Jo më kot komunizmi kishte marrë yllin si simbol të diellit, është simbol i diellit që okultizmi sot e shikon si njeriun perëndi ose të satanait. Është simbol okultist, satanist që mbajnë dhe grupet sataniste. Nuk ka lidhje me yllin e Betlehemit. Një yll është shenjë Krishtlindje, por jo ylli me pesë cepa, pasi është simbol okulist ose i lashtë kur njerëzit adhuronin diellin”.

Po ashtu, teologu ortodoks pranoi faktin se kremtimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor është sajesë, pasi Jezui nuk ka lindur atë ditë.

“Edhe Krishtlindja që kremtohet më 25 dhjetor nuk është thjesht ditë kalendarike e lindjes së Krishtit. Ka pasur kalendarë të ndryshëm dhe për t’i unifikuar të gjithë, Kisha vendosi 25 dhjetorin  për të festuar lindjen e Krishtit në shekullin e katërt”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit