Pyetje: “E kam kërkuar dijen disa vite, mirëpo nuk po shoh se kam përfituar diçka. Andaj me çfarë më këshilloni?”
Përgjigje:
“Mos thuaj “nuk po shoh se kam përfituar diçka!” Lëvizjet që kërkuesi i dijes i bën për ta kërkuar dijen janë adhurim; ashtu siç janë lëvizjet e migruesit të penduar, i cili shpërngulet drejt një vendi të mirë.
Pastaj, nuk është qëllimi që të bëhesh dijetar, por qëllimi me kërkimin që ia bën dijes është që:
- ta largosh injorancën nga vetja
- ta adhurosh Allahun me adhurime të sakta dhe
- që besimi yt të jetë i mirë (i saktë).
Edhe nëse përfiton vetëm ti dhe familja jote, prapëseprapë, në këtë ka mirësi të shumta.”
(El-Uesaja El-Xhelijjeh)
Shejh Salih Ali Esh-Shejh (Allahu e ruajttë)