3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

BE-ja dënoi sulmet ajrore ruse në Siri, bën thirrje për depërshkallëzimin

Më të lexuarat

“Bashkimi Europian po monitoron nga afër zhvillimin e ngjarjeve, thuhet në njoftimin e shërbimit diplomatik të BE-së.

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në Siri, duke bërë thirrje për deeskalim dhe mbrojtje të civilëve gjatë dhunës.

Në një komunikatë të publikuar nga shërbimi diplomatik i BE-së të hënën, sulmet ajrore ruse në zonat me popullsi të dendur u dënuan dhe u karakterizuan si shkelje e normave ndërkombëtare humanitare.

“Bashkimi Evropian po i monitoron nga afër zhvillimet e fundit në Siri. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të depërshkallëzojnë dhe ta sigurojnë mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe qasjen e papenguar humanitare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thuhet në komunikatë.

Ata shtojnë se dhuna e përtërirë thekson nevojën e vazhdueshme për një zgjidhje politike të konfliktit.

Duke kujtuar Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila përshkruan një udhërrëfyes për një proces paqeje të udhëhequr nga Siria, BE-ja përsëriti mbështetjen e saj për përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Përleshjet shpërthyen më 27 nëntor midis forcave të regjimit të Bashar al-Assadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën perëndimore të Aleppos në veri të Sirisë, duke shënuar një ripërshkallëzim të konfliktit pas një periudhe qetësie relative në luftën civile siriane që shpërtheu në vitin 2011.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit