4.4 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Kush janë serbët dhe një recetë nga historia se ç’gjuhë kuptojnë ata

Më të lexuarat

Një politikë që kurrë se ka njohur dialogun, e lindur për mbrapshti

Nga Milazim Krasniqi: Çka duhet të bëjmë?

Serbisë nuk i konvenon mirëqenia dhe rehatia e serbëve në shtete jashtë Serbisë. Projekti nacional serb angazhohet që gjendja e serbëve lokalë të përkeqësohet, që ata të jenë në konflikt me qeveritë, sepse vetëm ashtu Serbia e mban kontrollin mbi ta dhe manipulon me ta.  As këtë aspekt të projektit serbomadh nuk e kanë adresuar deri as qeveritë tona e as prezenca ndërkombëtare në Kosovë. Fjala vjen, edhe mospagesa e energjisë elektrike dhe e shërbimeve të tjera, nuk është paraqitur si favor që u bën shteti i Kosovës shtetasve të vet, po si koncesion që i bën prezenca ndërkombëtare Serbisë, për të qenë e moderuar në raport me Kosovën. Pra, milionat kanë shkuar për dhjam qeni.

Saktësisht kështu ka vepruar Austro-Hungaria ndaj Serbisë, pas aneksimit të Bosnje e Hercegovinës, nga viti 1908 e deri në vitin 1914, por ajo politikë nuk i ka ndihmuar aspak për ta frenuar projektin serbomadh, që çoi në vrasjen e dukës Franc Ferdinand nga organizata terroriste serbe “Mlada Bosna”, e cila ishte e sponsoriuar nga qeveria e Serbisë dhe e koordinuar nga organizata terroriste “Dora e Zezë.”

Çka do të thotë kjo përvojë, për gjendjen e sotme në Kosovë?

E para, kjo do të thotë që qeveria e Kosovës duhet ta ndërrojë qasjen ndaj serbëve të Kosovës. Favoret, ofertat dhe projektet e integrimit, duke përfshirë edhe Bashkësinë e Komunave Serbe, duhet t’ua ofrojë atyre, si kompensim për shkëputje nga influenca  dhe nga diktati i regjimit të Beogradit. Në këtë aspekt, duhet të punohet më shumë me individë si Nenad Rashiqi e Rada Trajkoviqi dhe me parti e shoqata që e pranojnë realitetin në Kosovë, por janë pasivizuar nga terrori që ka ushtruar Serbia mbi ta.

E dyta, një moment më të volitshëm, partia “Srpska Lista” do të duhej të fshihej nga regjistri i partive politike, veçmas pas rebelimit të fundit, që i ka elementet e tradhtisë ndaj shtetit.

E treta, duhet të denoncohet çdo aktivitet i Serbisë si vazhdimësi e taktikave subversive dhe terroriste që i ka rrënjët nga koha e luftërave ballkanike dhe e Luftës së Parë Botërore. Kjo qasje mund të kthjellojë edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila fare nuk e ka kuptuar programin nacional serb, i cili në mënyrë rezolutive e koncepton Serbinë e Madhe me Kosovën si epiqendra e saj. Kjo ideologji serbomadhe nuk çmontohet pa u pranuar Kosova në NATO.  Pra, harrojeni që Serbia ndryshon, transformohet lidhur me Kosovën, pa e humbur definitivisht çdo mundësi ndikimi e ndërhyrjeje.

NATO e ka një mësim të mirë nga e kaluara, se si dinë të sillen serbët në raport me fitimtarin, kur ai është i fuqishëm. Serbët, kur janë përballë një force serioze, dinë të gjunjëzohen, siç bënë edhe pas betejës së Kosovës në vitin 1389. Ditën kur pësuan disfatën e rëndë, në Fushë Kosovë, në mesin e zisë për humbjen fatale dhe për vdekjen e prijësit serb, Llazar Hrebellanoviçit, ata ia dhanë Bajazidit për grua të bijën e Llazarit, ndërsa dy bijtë e tij pranuan vasalitetin ndaj sulltanit të ri osman. Deri në Betejën e Ankarasë (1402), ku sulltan Bajazidi u zu peng dhe u vra nga mongolët, serbët ishin plotësisht lojalë ndaj sulltanit osman. Pra, thënë thjesht, serbët ndalen vetëm me forcë. Në rastin e Kosovës nuk ka asnjë shans tjetër, sepse miti i Kosovës ata i bën iracionalë, i shtyn të bëjnë veprime të çmendura. Tentimi për ta zhdukur një popull të tërë, për huqet e një miti, siç është miti serb për Kosovën, nuk ka tjetër emër pos çmenduri. Këtë duhet ta kuptojmë definitivisht ne shqiptarët e sotëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit